08:32 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Brenda shtëpisë përrallore të Kendall Jennerit

Kendall Jenneri u transferua nga West Hollywood në Beverly Hills më 2017. 

Dhe modelja 24-vjeçare nuk ka treguar deri tani rezidencën e saj luksoze. Modelja më në fund ngarkoi disa imazhe befasues të shtëpisë së saj nga brenda në mediat sociale të hënën në mbrëmje, transmeton Indeksonline.

Fokusi i dhomës ishte pema e saj e gjatë e Krishtlindjes, e cila është shumë e modeste në krahasim me pemët e motrave Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian. 

Më 2017 Kendalli bleu rezidencën e vjetër të Beverly Hills të Charlie Sheen brenda Mulholland Estates për 8.5 milionë dollarë.

Ka pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo. Hapësira prej 6.625 metrash katrorë është ndërtuar, më 1991.

Ai përfshinte një oborr me një shatërvan.

Shtëpia, gjithashtu vjen me një kinema, zyrë, dhomë familjare dhe një kuzhinë të madhe. Jashtë, ka një pishinë, fushë tenisi dhe një zonë të madhe loje.

Ndryshe, javën e kaluar, ylli ishte me pushime me Bella Hadidin. Të dyjat u panë në shoqëri  me njëra-tjetrën dhe publikuan postime të shumta në rrjetet sociale./Indeksonline/