16:41 / E Diele, 19 Maj 2024 / AR

“Nuk e meritonte finalen”, Arbër Zeka përplaset me Donaldin

Me tone të larta është zhvilluar debati në studion e Fun Club këtë të diel, teksa diskutohej se kush e meriton ta fitojë këtë Big Brother.

Arbër Zeka, ish-fitues i Big Brother 5 u shpreh se duhet ta fitojë Meritoni, ndërsa Donald Veshaj tha se e meriton vëllai i tij, Romeo.

Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa Zeka tha se Heidi nuk e meritonte finalen duke shtuar se bashkë me Romeon kanë ecur në këtë lojë për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Por nga ana tjetër, Donaldi tha se edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format është e vështirë dhe kërkon aftësi.

“Është e vërtetuar se në këtë format historitë e dashurisë ecin”, tha Zeka.

“Edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format, kërkon b….”, ia ktheu Donaldi, i cili më tej u shpreh se edhe nëse do ta fitonte Heidi, nuk do mërzitej.