75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 27 Mars 2022 / AR

Brenda shtëpisë super luksoze të Luana Vjollcës

Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, me një video ka treguar një pjesë nga shtëpia e saj super luksoze.

“E dua momentin kur jam në shtëpi dhe zgjohem me këtë pamje. Tirana ime e bukur”, ka shkruar moderatorja krah videos ku duket pamja e plotë e dhomës së gjumit dhe vaska ku relaksohet, shkruan Indeksonline.

Kjo është vetëm pak nga pjesa që ka dashur ta ekspozoj, duke shuar kureshtjen e fansave./Indeksonline/