11:04 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Brenda shtëpisë super luksoze të Rita Orës (video)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar shtëpinë e saj e cila ndodhet në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore.

“Një nga arsyet kryesore pse e bleva këtë shtëpi ishte për shkak të historisë,” tha këngëtarja në një video të publikuar në Youtube, transmeton Indeksonline.

“Është ndërtuar në vitet 1800, fillimisht në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham , një nga artistët e mi të preferuar.

“Unë kam pasur gjithmonë tërheqje për shtëpitë e vjetra. E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike [shtëpia e] shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”, ka thënë ajo.

Këngëtarja e “Shine Ya Light” u kujdes që të mbajë origjinalitetin në thelb kur dizajnoi atë. Siç bëri të ditur, tha se “Doja që shtëpia të kishte atë kuptimin e arkitekturës dhe historisë, kështu që nuk doja ta mbushja me të gjitha këto lloj dekorimesh.”

Ora këtë shtëpi e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021./Indeksonline/