75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / Z S

Brenda vetëm gjashtë ditëve, policia në Gjilan shqiptoi mbi 1100 gjoba trafiku

Zyrtarët policorë në Gjilan nuk e kanë kursyer aspak dorën.

Për vetëm një javë Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore ka shqiptuar njëmijë e njëqind e tetëdhjetë e dy (1182) gjoba.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë disa aktivitete.

1.Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

2.Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

3.Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për trembëdhjetë (13) ngasës.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik./Indeksonline/