75 Mall Live Search
18:37 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Brendi botëror ‘Victoria’s Secret’ drejt dështimit, rrezikon me mbylljen e 53 dyqaneve

Brendi i famshëm botëror, ‘Victoria’s Secret’ ka njoftuar për mbylljen e 53 dyqaneve këtë vit, pasi gratë kanë filluar të tërhiqen nga ky emër i njohur në botën e blerjeve.

Kompania njoftoi për një rënie prej 7% të shitjeve gjatë tremujorit të fundit dhe 40% në vitin e kaluar-megjithëse marka kryesore e kompanisë ‘Bath&Body’ vazhdoi të qëndronte mirë.

Dështimi i kompanisë ka ndikuar edhe në prodhimin e më shumë veshjeve të brendshme, si dhe kishte ndikuar në strategjinë e reklamimit të modeleve të famshme.

Njerëzit janë shprehur të pakënaqur edhe me mënyrën e paraqitjeve të modeleve, si shumë thatanike, duke ndikuar edhe në mosushqyerjen e tyre./Indeksonline/