75 Mall Live Search
14:36 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / OSH

Brendi vendor Krrup nga Snack Zone lanson linjën e re të produkteve premium

Brendi vendor Krrup, nga Snack Zone, ka lansuar zyrtarisht linjën e re të produkteve të shëndetshme dhe cilësore: fëstëk, arra indiane, bajame, Premium Mix, fara kungulli, fara luledielli dhe kikirik të shtëpisë.

Këto produkte janë plotësisht vendore dhe përgatiten me kujdes të veçantë në Kosovë.

Për dallim nga produktet që importohen të gatshme nga vende të largëta, Krrup realizon vetë procesin e përzgjedhjes, përgatitjes dhe pjekjes, duke garantuar freski maksimale dhe cilësi të lartë për konsumatorët.

Falë teknologjisë moderne të përpunimit, produktet piqen pa përdorimin e vajit, duke ruajtur vlerat ushqyese natyrale dhe shijen autentike. Ky proces siguron që produktet të jenë të freskëta dhe të shëndetshme në çdo moment që arrijnë në raftet e marketeve.

Me këtë lansim, Krrup synon të sjellë alternativa cilësore vendore për konsumatorët që kërkojnë ushqime të freskëta, të sigurta dhe me standarde të larta përgatitjeje.