08:30 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Brengosje për ngordhjen masive të pinguinëve të posalindur

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësim për ngordhjen e pothuajse tërë një grupi të pinguinëve të posalindur në koloninë Adelie, duke e përshkruar si një “ngjarje katastrofike” në Antarktikun Lindor.

Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) dje ka raportuar se kjo ka ndodhur pasi sasi të mëdha pazakonshme të akullnajave të detit kanë kirjuar kushte të atilla, që prindërit e pinguinëve të posalindur është dashur të udhtëtjnë më larg për të gjetur ushqim për fëmijët e tyre.

Kur ata janë kthyer në koloni pas udhëtimit të tyre, shumë pak prej mijëra pinguinëve të posalindur kanë pritur, pasi pjesa tjetër shumë më e madhe kishte ngordhur.

Shkencëtarët thanë se kjo ngjarje, që ka ndodhur gjatë verës, ishte incidenti i tillë i dytë në më tepër se 40 vjet të monitorimit të pinguinëve.

WWF ka kërkuar nga qeveritë që po takohen në një mbledhje në Hobart të Australisë, gjatë kësaj jave, që ta përmirësojnë mbrojtjen e re detare në Antarktikun Lindor për t’i shpëtuar pinguinët dhe llojet e tjera./rel