75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Brenton Tarrant prej sot akuzohet edhe për terrorizëm nga organet e drejtësisë në Zelandën e Re

Njeriu i akuzuar për vrasjen e 51 myslimanëve në sulmet e xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re u akuzua për terrorizëm  për herë të parë sot nga organet e drejtësisë.

Përveç akuzave për terrorizëm, australiani, Brenton Tarrant poashtu po përballet edhe me akuzat për vrasjen e 51 personave si dhe për 40 tentim-vrasje gjatë sulmeve të 15 marsit, transmeton Indeksonline.

“Akuza do të pohojë se një veprim terrorist u krye në Christchurch”, u tha në një deklaratë të policisë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern i ka cilësuar vrasjet në Xhami si sulm terrorist që nga dita kur Tarrant thuhet se i kreu ato./Indeksonline/