75 Mall Live Search
17:05 / E Martë, 28 Maj 2024 / k.v

Breshër i madh në Suharekë

Reshje të mëdha të shiut të përcjella edhe me breshër kanë përfshirë sot komunën e Suharekës.

Portali ka siguruar pamje ku shihet se rruga është mbushur me breshër në fshatin Duhël të Suharekës.

Deri me tani nuk dihet për dëmët që ka shkaktuar ky breshër i madh.

Kujtojmë që ditë më parë reshje të mëdha të breshrit ka pasur në Prishtinë dhe disa qytetet të anamoravës si Ferizaj, Kaqanik, Han i Elezit./Gazeta10/