19:15 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Breshëri dëmton kulturat bujqësore në disa fshatra të Drenasit

Si pasoj e reshjeve të dendura të shiut dhe breshëri të datës 31.07.2020, në disa fshatra të Komunës së Drenasit janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë kultura bujqësore, objekte banimi, sera dhe gjësende të tjera.

Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, sot U.D drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arberije Gllareva dhe stafi i kësaj drejtorie, ishin në terren për të evidentuar dhe monitoruar gjendjen faktike në vendbanimet ku janë shkaktuar dëme nga breshëri.

Dëmet në të mbjellat bujqësore, vetura e objekte banimi janë kryesisht në fshatin Kizhnarekë, Komoran, Fushticë e Ultë dhe e Lartë dhe Zabel i Lartë.

Në bazë të kërkesave të cilat do të adresohen nga të dëmtuarit, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do të dal në terren për t’i vizituar ato ekonomi familjare që janë dëmtuar, dhe pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga breshëri, do të hartoj raportin përfundimtar të cilin do të përcjellë në nivelin qendror për mundësinë e kompensimit.