75 Mall Live Search
11:21 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Breshëri plumbash drejt 35- vjeçarit, vritet duke pirë kafe në Lushnje!

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Lushnjës u zgjua nga breshëri plumbash të cilat i dhanë fund jetës së 35- vjeçarit Besmir Hida.

Besnik Hida është ekzekutuar në momentin kur po pinte një kafe në katin e dytë të një lokali.

Atentati mësohet se ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”.

Besmiri ishte biznesmen dhe tregonte makina të dorës së dytë. Ai është daja daja i Zamir Latifit i vrarë dy vjet më parë në një atentat për të cilën dyshohet se u krye nga Laert Haxhiu.

Latifi është shok me nipin e Aldo Bares, i njohur si ish- kapoja i bandës së Lushnjes.

Dyshohet se kjo vrasje ka lidhje me përplasjet e mëparshme midis dy grupeve atyre të Aldo Bares dhe të Laert Haxhiu.

2 autorët ishin të maskuar dhe si pasojë ende nuk janë identifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.