18:07 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Breshka fluturuese thyen xhamin e veturës në autostradë

Një shofer nga Karolina e Jugut u përball me një rast të goditjes nga një guaskë, pasi një breshkë që fluturonte në ajër në një autostradë ia shkatërroi xhamin e veturës.

John Gardner tha se goma e pasme e një kamioni e kishte goditur breshkën, duke e hedhur më pas në drejtim të xhamit të tij.

Ai tha se nuk kishte kohë për të reaguar ndaj asaj që fillimisht iu duk vetëm si diçka e zezë që po i vinte në drejtim të tij.

WBTW-TV raportoi se impakti ishte aq i rëndë saqë vrau breshkën dhe të dy shoferët u ndalën.

Breshka përfundoi në xhamin e veturës së Gardner, të cilit i është thënë se riparimi do t’i kushtojë 2.000 dollarë.

Gardner ka deklaruar se ka përfunduar me copa xhami, por jo i lënduar.