12:12 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Brexit – Boris Johnsoni arrin marrëveshje me BE-në

Është arritur një marrëveshje midis Britanisë së Madhe dhe BE-së përpara takimit të liderëve në Bruksel shkruan BBC-i.

Boris Johnsoni shkroi në Twitter: Ne kemi një marrëveshje të re.

Po ashtu edhe presidenti i Komisionit evropian, Jean Claude Jucker, shkroi në Twitter: “Atje ku ka dëshirë ka edhe marrëveshje. Është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar për BE-në dhe Britaninë e Madhe. Rekomandoj Këshillin e BE-së që ta mbështesë këtë marrëveshje”.

Negociatorët në kryeqytetin belg punuan intensivisht të martën dhe të mërkurën dhe kanë rënë dakord për një version të rishikuar të marrëveshjes së tërheqjes, e cila mund të vihet para Parlamentit të shtunën.

Marrëveshja e re do të thotë që Irlanda Veriore të mbetet në një marrëveshje doganore me BE-në, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar të largohet, që do të thotë se do të kërkohen kontrolle rregullatore të diskutueshme në detin irlandez.

Fokusi do të kthehet tashti nëse Johnsoni ka mbështetje të mjaftueshme të kalojë marrëveshjen përmes Commons-it, pasi partnerët qeverisës të Johnsonit refuzuan marrëveshjen.

Partia Demokratike Unioniste, e cila i jep qeverisë 10 vota, e kishte refuzuar marrëveshjen ashtu siç e bënë të ditur më herët të enjten.