75 Mall Live Search
20:38 / E Martë, 26 Prill 2022 / MSH

Brezovica “gufon” nga bërllogu!

Gjatë tërë sezonës dimërore, Brezovica ka qenë një nga destinacionet më të frekuentuara në Kosovë.

Me fillimin e ngritjes së temperaturave dhe pakësimit të turistëve, bërllogu në këtë zonë ka nisur të dalë në shesh.

Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet se si pranë qendrës së skijimit në Brezovicë, bërllogu ka zënë rrenjë, duke e shëmtuar kështu këtë destinacion turistik./Indeksonline/