13:46 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / B O

Brezovica ’në shirita’/ pamje nga sekuestrimi i dhjetra objekteve

Këtë të premte ka rifilluar aksioni për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë.

Sekuestrimet janë bërë në zonën e III-të të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Ekipi i IndeksOnline që po qëndron në Brezovicë ka kapur disa nga objektet e sekuestruara, të cilave u është vënë shiriti.

Dosja “Brezovica” deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve të Sharrit.

Dosja ngre dyshime për një aferë ku besohet të jenë kërkuar mbi 20 milionë euro mito, nga zyrtarë e kompani të ndryshme të ndërtimit. /IndeksOnline/