23:29 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / MSH

Brezovicë, rruga e ngrirë “xham”, shkaktohen aksidente

Rruga kryesore që të shpije për në zonën e vikendeve në Brezovicë është duke shkaktuar telashe për shoferët.

Për shkak të rënies së temperaturave dhe daljes së ujit në sipërfaqe, kjo rrugë është ngrirë dhe është bërë vështirë e kalueshme për vetura.

Pikërisht për këtë arsye, janë duke u bërë edhe aksidente në këtë zonë.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes aktualisht kanë dalur edhe njësitet policore të cilët po inspektojnë rrugën dhe po trajtojnë aksidentet e ndodhura.

Kjo ka bërë që të krijohen edhe kolona.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.