75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

“Brigada 138 Agim Ramadani ishte tmerri e ferri për Serbinë”

Sot janë bërë 20 vite nga Beteja e Koshares.

Në kujtim të njërës nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka kujtuar me dëshmorët e kësaj beteje, pjesë e të cilëve ishte edhe heroi Agim Ramadani.

“Plot 20 vite më parë filloi beteja e Koshares , aty ku trima nga të gjitha anët e kombit tonë po bashkoheshin rreth trimit Agim Ramadani për t’i dhënë goditjen e fundit regjimit Serb. Në këto luftime që zgjatën me javë të tëra ranë për të mos vdekur kurrë me dhjetra dëshmorë.
Brigada 138 “Agim Ramadani” e udhëhequr nga Komandant Rrustem Berisha që sot udhëheqë Ushtrinë e Kosovës, ishte dhe mbeti tmerri dhe ferri për ushtrinë tashmë të turpëruar dhe mposhtur serbe.

Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/