Brighton e mposht lehtësisht Manchesterin

Manchester United ka bërë një tjetër hap mbrapa.
Djajtë e Kuq janë mposhtur Nga Brighton me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së pestë të Premierligës.
Golat për mysafirët i shënuan welbeck (20’), Gross (53’) dhe Joao Pedro (71’).
Ndërsa golin e vetëm për United e realizoi Mejbri në minutën e 73-të.
Me këtë humbje, Manchester United është vendin e 12-të me 6 pikë derisa Brighton në vendin e katërt me 12 pikë. /IndeksOnline/