75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

Brighton refuzon një ofertë të ‘çmendur’ për futbollistin White

Skuadra angleze, Brighton ka refuzuar një ofertë të ‘çmendur’ nga klubi i Arsenalit për mbrojtësin, Ben White.

Ashtu siç raportojnë mediat në Angli, ‘Topçinjtë’ kishin ofruar plotë 40 milionë funta – por kjo ofertë u hedh poshtë nga Brightoni, shkruan IndeksOnline

Klubi i Arsenalit tani pritet që të dërgoj një ofertë më të madhe për lojtarin 23-vjeçar.

Çmimi i tij në sajtin ‘Transfermarkt’, shkon deri në 25 milionë euro.

Kujtojmë që sezonin e kaluar në Premierligë, White bëri 36 paraqitje. Ai mori 3 kartonë të verdhë dhe një të kuq./IndeksOnline./