75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Brighton shënon fitore bindëse ndaj Tottenhamit

Skuadra eBrigtonit e ka mposhtur Tottenhamin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të të Premierligës.

Rezultati përfundimtar ishte 4-2, shkruan IndeksOnliene.

Jack Hinshelwood hapi serin e golave në minutën e 11-të, duke e kaluar Brightonin në epërsi.

Në minutën e 23-të, Joao Pedro dyfishoi rezultatin, pasi u tregua i sakt nga penalltia. Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.

Pervis Estupinian shënoi golin e tretë për skuadrën e De Zerbit, në minutën e 63-të, ndërsa Jao Pedro përsëri realizio nga penalltia në minutën e 75-të.

Në vazhdim skuadra e Tottenhamit shënoi dy gola, duke e ngushtuar rezultatitn në 4-2.

Alejo Veliz shënoi golin e parë për ‘Spursat’, në minutën e 81-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi edhe Ben Devis.

Me këtë fitore Brighton shkon në kuotën e 30 pikëve dhe renditet në vendin e 8-të.

Në anën tjetër, Tottenham mbetet në vendin e pestë, me 36 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/