75 Mall Live Search
10:47 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Brightoni dhe Wolverhamptoni premtojnë angazhim dhe luftë të pastër

Sot do të vendoset për titullin e kampionit në Premier Ligë në mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Dy kundërshtarët e tyre Brightoni përkatësisht Ëolverhamptoni që nuk kanë ndonjë ambicje në këto ndeshje, kanë premtuar që do të hynë me motivin më të lartë për të fituar.

“Neve na duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të marrim tre pikë për ta bërë krenar këtë klub. Do të ishte ditë historike për ne” ka thënë mbrojtësi i Brightonit Shane Duffy. Ndërsa trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo ka thënë se ndeshjen ndaj Liverpoolit do ta llogarisin si gjithë të tjerat.

“Lojtarët luajnë njejtë në të gjitha ndeshjet, kanë përkushtim të njejtë në çdo moment” ka thënë Nuno. /Indeksonline/