75 Mall Live Search
22:59 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / Gj. Sh

Brightoni merr një pikë ndaj Manchester Cityt, siguron kualifikimin në Europa League

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e mbetur e xhiros së 32-të në Premierligën angleze mes Brightonit dhe Manchester Cityt.

Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Manchester City ishte skuadra e parë e cila kishte epërsinë me golin e shënuar nga Phil Foden në minutën e 25-të.

Vendasit arritën ta barazonin rezultatin vetëm pas 13 minutave me golin e shënuar nga Julio Enciso.

Ky barazim ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Brightonit duke siguruar pjesmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje në Premierligë, Brightoni renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 32 pikë, katër më shumë se Aston Villa.

Në anën tjetër Manchester City tashmë është kurorëzuar me titullin e kampionit të anglisë për të tretin vit radhazi./IndeksOnline/