Brightoni tregon çmimin për Caicedo

Brighton ka ndërruar mendje dhe tashmë kërkon plot 90 milionë paund për kartonin e ekuadorianit Moises Caicedo, i cili po kërkon mes shumë polemikash një largim nga “pulëbardhat”.
Më herët u raportua se klubi nuk ka ndërmend ta lirojë mesfushorin, të cilët janë të interesuar për Chelsea dhe Arsenal, në afatin kalimtar dimëror, por veprimet e vetë lojtarit për t’i thënë lamtumirën skuadrës dhe të humbur stërvitjen ka revoltuar jo pak bordin e Brighton.
“Pulëbardhat” kanë reaguar negativisht ndaj deklaratës së ekuadorianit në rrjetet sociale, por besohet 21-vjeçari ka njoftuar lamtumirën nga klubi me këshillën e përfaqësuesve të tij dhe klubi është i gatshëm të shesë Caicedo vetëm nëse merr një ofertë prej 90 milionë paund në janar.
Kujtojmë se, Brighton refuzuan ta shesin mesfushorin te Arsenali për 60 milionë funte. /abcnews.al/