Brigtoni i bën nder Arsenalit, barazon me Manchester Cityt
Skuadra e Brightonit ka marr një pikë në udhëtim ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Premierligës.
Rezultati përfundimtar në ”Ettihad Stadium” ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Cityzens shkoi në pushim me epërsi, pasi Erling Haaland u tregua i sakt nga pika e bardh në minutën e 41-të.
Por në pjesën e dytë, Brightoni barazoi shifrat me golin e Kaoru Mitoma në minutën e 60-të.
Ky është barazimi i tretë radhazi për Manchester Cityn, ku ka 43 pikë dhe renditet në vendin e dytë në tabelë, me pesë pikë më pak se Arsenali.
Në anën tjetër, Brighton renditet në vendin e 11-të, me 29 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/

