14:32 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / AR

Brikenda hedh kunja ndaj Lumbardhit: “Po harrojnë ka po rrejnë”

Banorja e cila u eliminua prime-n e së premtes, Brikenda, nuk po ndalet së akuzuari disa nga banorët për lojën e tyre.

Ditën e sotme vendosi të publikoi një video ku shihet Lumbardhi, i cili kishte dhënë një intervistë disa ditë para se të hynte në shtëpinë e famshme, “BBVK”.

I pyetur se a beson në dashurinë në shikim të parë ai kishte thënë se beson që ka dashuri në zhvillim, po nuk ka dashuri në shikim të parë.

Kësaj deklarate i replikoi Briki e cila tha se në këtë rast Lumbardhi ka gënjyer (pasi disa nga banorët akuzonin Lumbardhin që nuk ka ndonjë simpati ndaj Albes).

“Nuk paska dashuri ne shikim te pare e mendon edhe ky si une dmth. Se po harrojnë ka po rrejnë”, shkroi ajo./Indeksonline/