75 Mall Live Search
18:42 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / Z S

Brikenda Rexhepi emërohet kryetare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) sot, më 05.03.2025, ka njoftuar se Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e “Kohës”, është emëruar kryetare të KMSHK-së.

Duke u bazuar në statutin e KMSHK-së dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, Brikenda Rexhepi është emëruar në pozitën e kryetares, thuhet në njoftim.

“Bazuar në statutin e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe me votat e shumicës së mediave anëtare, znj. Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Kohës, është zgjedhur kryetare e KMShK-së”- njofton KMSHK.

Mandati i saj është njëvjeçar./Indeksonline/