18:53 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Brirët e rremë të rinoqerontit vijnë në treg

Shkencëtarët nga Britania dhe Kina kanë zhvilluar një mënyrë të lirë për të prodhuar brirë të rremë të rinoqerontëve, në përpjekje për të përmbytur tregun e paligjshëm.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit dhe Universitetit Fudan në Shanghai, thonë se brirët e rremë bëhen nga qimet e kuajve.

Brirët e rinoqerontëve janë shumë të shtrenjtë dhe ka një kërkesë të lartë në tregun e zi, dhe  shkencëtarët shpresojnë se brirët e rremë do të “ngatërrojnë tregun e paligjshëm”.

Por, organizata Save the Rhino paralajmëron se brirët e rremë madje mund të inkurajojnë tregtinë. Ata theksojnë se është shumë më e rëndësishme të përqendrohet në masat kundër gjuetarëve të këtyre kafshëve që janë në zhdukje dhe përpjekjet për të zvogëluar kërkesën për brirët e rinoqerontëve.

Kërkesa më e lartë është në Kinë, ku brirët e rinoqerontëve konsiderohen afrodiziak në mjekësinë tradicionale.