16:25 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

‘Brit Awards’, këngëtarja e njohur me veshjen e komplikuar, gati ti zbuloj të gjitha!

Çdo vit, ndejat pas ndarjes së çmimeve ‘Brits’  janë disa ngjarjet  më të egra në kalendarin e sezonit të çmimeve. 

Dhe përsëri, këtë vit ndoqën një nga ndejat më të mira dhe Perrie Edwards u bashkua me Lily Allen dhe Louise Redknapp të martën mbrëma në mesin e ajkës së muzikës dhe botës së shoëbiz-it, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e grupit Little Mix dukej mahnitëse në një kostum jeshil të ullirit, por zgjedhja e saj për nuk ishte edh aq e duhur pasi asaj iu desh të ‘luftonte’ për të mos pësuar ndonjë aksident me veshjen.

Pas paraqitjes së bashku me Little Mix më herët gjatë mbrëmjes, Perrie ishte gati  për të shkëlqyer edhe në ndejen e Sony Music After Party së bashku me të dashurin e saj, Alex Oxlade-Chamberlain. 

Por, 25 vjeçarja gati sa nuk i zbuloj të gjitha nga hapja që kishte veshja e saj në pjesën e gjoksit, ajo me shumë kujdes evitoj incidentin duke u mbuluar me duar.

Ndryshe, ylli i mbrëmjes ‘Brit Awards’ ishte padyshim këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa./Indesksonline/