Britani: Policia nis hetim ndaj Mandelson-it, pas dosjeve të Epstein-it
Policia Metropolitane ka nisur një hetim penal ndaj Lord Mandelson, ish-ambasadorit britanik në SHBA pas pretendimeve se ai ka ka informacione të ndjeshëm për cështjen Epstein.
Dokumentet nga dosjet e Epstein të publikuara kohët e fundit duket se tregojnë se Mandelson, atëherë sekretar biznesi, ka dërguar informacione konfidenciale mbi diskutimet e brendshme të qeverisë te Epstein pas krizës financiare. Këto zbulime shkaktuan një reagim të ashpër politik, përfshirë Gordon Brown, ndërsa deputetët e raportuan Mandelson te Scotland Yard për shkelje të detyrës publike.
Hetuesit pritet të intervistojnë Mandelson, të kërkojnë qasje në pajisjet e tij dhe të marrin deklarata nga figura të larta të Partisë Laburiste, përfshirë Brown, si dhe nga zyrtarë të lartë civilë që ishin aktivë në kohën kur u dërguan email-et.
Të dielën, Mandelson tha se ndjente keqardhjen për “njohjen e tij me Epstein” dhe për vazhdimin e lidhjes me të pas dënimit të Epstein.

