Britani, shpallën rezultatet e votimit të parë për kreun e partisë konservatore

Rezultatet e votimit të parë në garën e lidershipit konservator në Britaninë e Madhe tani po shpallen nga Sir Graham Brady, raporton Sky News.
Kandidatëve u nevojiten 30 vota për të kaluar në raundin tjetër të votimit.
Rezultatet janë si më poshtë:
Kemi Badenoch – 40
Suella Braverman – 32
Jeremy Hunt – 18
Penny Mordaunt – 67
Rishi Sunak – 88
Liz Truss – 50
Tom Tugendhat – 37
Nadhim Zahawi – 25
Kjo do të thotë se dy kandidatë do të eliminohen: Hunt dhe Zahawi.
Një votim i dytë do të zhvillohet nesër pasdite, thotë Sir Graham.