12:39 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Britania dhe Gjermania nuk heqin dorë nga pakti bërthamor me Iranin

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë rënë dakord të dielën se do të mbesin të përkushtuara ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin pas një vendimi të Uashingtonit për të decertifikuar paktin, tha një zëdhënëse pas një bisede midis kryeministres Theresa May dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

“Ato ranë dakord se Britania e Madhe dhe Gjermania do të mbesin të përkushtuara ndaj marrëveshjes”, tha zëdhënësja në një deklaratë.

“Ato gjithashtu ranë dakord se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të jetë e bashkuar kundër veprimtarisë destabilizuese të Iranit dhe për të shqyrtuar mënyrat e adresimit të shqetësimeve rreth programit të raketave balistike të Iranit”, thuhet në deklaratë./AktivPress