07:58 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Britania, drejt zgjedhjeve në rast se shtyhet Brexit-i

Kryeministri britanik do kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse Bashkimi Evropian propozon shtyrjen e Brexitit deri në janar.

Marrëveshja e Boris Johnsonit u hodh poshtë nga deputetët, të cilët vendosën të mos e miratonin në Parlament.

Tani liderët e BE-së do vendosën nëse do shtyjnë afatin e Brexitit pas 31 tetorit.

Një letër që Johnsoni u detyrua me ligj t’ia dërgonte bllokut pasi nuk arriti të siguronte mbështetjen për marrëveshjen e tij të shtunën, kërkon një zgjatje prej tre muajsh.

Por një burim për BBC-në thotë se kryeministri nuk do pranojë një zgjatje kaq të gjatë të Brexitit.

“Të shtunën Parlamenti britanik kërkoi një vonesë deri në janar. Nëse Brukseli bie dakord, atëherë e vetmja mënyrë që vendi të ecë përpara është të organizojë zgjedhje. Ky parlament ka rënë”, tha një burim i kryeministrisë.