75 Mall Live Search
22:34 / E Mërkurë, 16 Shkurt 2022 / SH F

Britania e Madhe do të dyfishojë numrin e trupave në Estoni si pjesë e vendosjes së NATO-s

Britania do të dyfishojë numrin e trupave të saj në Estoni si pjesë e një dislokimi të NATO’s mes tensioneve të vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një deklaratë të mërkurën.

“Mbretëria e Bashkuar po dyfishon numrin e personelit në Estoni dhe po dërgon pajisje shtesë, duke përfshirë tanke dhe automjete të blinduara luftarake. Trupat dhe pajisjet do të fillojnë të lëvizin në Estoni sot”,  thuhet në deklaratë.

Njoftimi vjen gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace në Bruksel për të diskutuar situatën në Ukrainë me aleatët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

“Përkrah aleatëve tanë të NATO’s, ne po vendosim trupa dhe mjete në tokë, det dhe ajër për të forcuar mbrojtjen evropiane në përgjigje të ngritjes së forcave ushtarake ruse në kufirin e Ukrainës”, tha Wallace në deklaratë.

Batalioni Mbretëror i Uellsit, i cili përfshin automjete të blinduara dhe personel, do të fillojë të mbërrijë në Estoni në javën e ardhshme, thuhet në deklaratë, duke shtuar se helikopterët Apache së shpejti do të kryejnë stërvitje me aleatët dhe partnerët e NATO’s në Evropën Lindore.

Katër avionë të tjerë Typhoon të Mbretërisë së Bashkuar kanë zbritur në Qipro dhe do të fillojnë të patrullojnë qiejt në rajon së bashku me aleatët e NATO’s, shtohet në deklaratë.

 Mbretëria e Bashkuar ka vënë 1000 personel shtesë britanik në gatishmëri në MB për të mbështetur një përgjigje humanitare, nëse është e nevojshme.