75 Mall Live Search
20:45 / E Martë, 06 Maj 2025 / Gj. Sh

Britania e Madhe i drejtohet Izraelit: Aneksimi i territorit të Gazës është i papranueshëm

Pas projektit të Izraelit për aneksuar totalisht Gazën, ka ardhur reagimi i parë nga shtet i madh evropian. Dhe është pikërisht Britania e Madhe që ka dalë kundër.

Çdo përpjekje nga Izraeli për të aneksuar territor nga Gaza do të ishte “e papranueshme”. Sekretari i Jashtëm Britanik, Hamish Falconer, e tha këtë në Dhomën e Komunave, duke theksuar se qeveria e Kryeministrit Keir Starmer “kundërshton fuqimisht” zgjerimin e operacioneve ushtarake nga shteti hebre.

Ai shtoi se territori palestinez nuk duhet të reduktohet “as t’i nënshtrohet ndonjë ndryshimi demografik”.