75 Mall Live Search
15:15 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / G T

Britania e Madhe i ofron një mundësi Abramovichit për t’i tërhekur 2.5 miliardë funta nga shitja e Chelseat

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë Roman Abramovichit një afat të fundit për të respektuar transferimin e 2.5 miliardë paundëve, të ardhura nga shitja e klubit Chelsea, fonde që kanë mbetur të ngrira për më shumë se tre vjet.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, i ka bërë të qartë Abramovichit se duhet të angazhohet për lirimin e këtyre mjeteve financiare, përndryshe do të përballet me veprime ligjore dhe ndjekje gjyqësore.

Kujtojmë që Abramovich u detyra të shesë klubin e Chelseat. Kjo për shkak lidhjes së tij me Vladimir Putinin./Indeksonline/