75 Mall Live Search
18:05 / E Hënë, 07 Mars 2022 / LB

Britania e Madhe ndan shtesë edhe 175 milion funte ndihmë për Ukrainën

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur në një konferencë shtypi së bashku me homologun kanadez, Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte, shkruan CNN.

Ai tha se Britania e Madhe do të japë 175 milion funte ndihmë për Ukrainën, duke marrë kështu deri tani në total rreth 400 milionë funte Ukraina.

Theksojmë se ka nisur takimi mes dy delegacioneve, ku fokusi i bisedimeve do të jetë edhe një herë korridoret humanitare – për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga sulmet ushtarake, ndërsa bombardimet e rënda ruse të qendrave të qyteteve vazhdojnë në jug dhe në lindje të vendit.