75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Britania e Madhe nënshkruan marrëveshje për 90 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje për 90 milionë doza të vaksinave premtuese kundër koronavirusit, të cilat po zhvillohen.

Vaksinat janë duke u zhvilluar midis kompanive farmaceutike BioNtech dhe Pfizer, si dhe firmës Valneva, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Sidoqoftë, është akoma e pasigurt se cila nga vaksinat eksperimentale mund të funksionojë.

Kjo vaksinë shihet gjerësisht si shansi më i mirë për të rikthyer jetën tonë në normalitet.

Hulumtimi po zhvillohet me mjaft shpejtësi – bota u bë e vetëdijshme për koronavirusin në fillim të vitit, por tashmë më shumë se 20 vaksina janë në prova klinike./Indeksonline/