75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Britania e Madhe paralajmëron rihapjen e shkollave në mars

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dhënë një lajm të mirë.

Shkollat do të rihapen me datën 8 mars në Britani të Madhe, transmeton Indeksonline.

Johnson dha shumë pak detaje mbi planet për të marrë nxënësit përsëri në klasë.

“Shenja e parë e normalitetit që fillon të kthehet duhet të jetë që nxënësit të kthehen në klasat e tyre.”

“Unë e di se si prindërit dhe mësuesit kanë nevojë për sa më shumë siguri të jetë e mundur, duke përfshirë njoftimin dy javë të kthimit të mësimdhënies ballë për ballë”, u shprehë ai./Indeksonline/