23:40 / E Enjte, 24 Mars 2022 / OSH

Britania e Madhe: Ukraina godet objektivat ruse në zonat e pushtuara

Forcat ukrainase po godasin “objektivat me vlerë të lartë” në zonat e pushtuara nga Rusia të vendit, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një nga përditësimet e rregullta të inteligjencës.

Këto objektiva përfshijnë një anije zbarkimi dhe depo municionesh në portin e pushtuar të Berdyansk, thotë Ministria e Mbrojtjes, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes parashikon se ukrainasit do të vazhdojnë të synojnë logjistikën ruse, duke i privuar ata nga furnizimet e freskëta, duke reduktuar aftësinë e tyre për të ngritur sulme.