75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 01 Mars 2022 / k.v

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj Bjellorusisë

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin rus, shkruan Skynews, transmeton IndeksOnline.

Bjellorusia kishte marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë në prag të pushtimit, dhe disa trupa ruse kanë hyrë në Ukrainë nga kufiri bjellorusian.

Ukraina tha gjithashtu sot se 300 tanke bjelloruse janë grumbulluar në kufi./IndeksOnline/