14:46 / E Martë, 19 Prill 2022 / A. M.

Britania i hedh poshtë raportimet se solli armë në Kosovë

Britania e Madhe i ka quajtur lajme të rreme raportimet në mediat serbe se një avioni ushtarak britanik i cili ateroi para disa ditësh në Aerportin e Prishtinës barte armatim.

Nga Ambasada Mbretërisë në Beograd është thënë se s’ka asgjë të vërtetë nga këto pretentime.

May be an image of airplane and outdoors

“Pretendime tërësisht të pabazuara për eksportin e armëve nga Britania e Madhe në Kosovë u shfaqen në disa media në Beograd. S’ka asgjë të vërtetë në këto pretendime. Ne me mirësjellje iu

bëjmë thirrje të gjitha mediave që t’i verifikojnë faktet dhe të parandalojnë shpërndarjen e informatave të gabuara dhe lajmeve të rreme”.

Për këtë çështje kanë folur edhe nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga kjo ambasadë kanë thënë se lidhur me këtë çështje tashmë është lëshuar deklaratë nga KFOR.

“KFOR-i tashmë ka lëshuar një deklaratë duke shpjeguar se qëllimi i fluturimit ishte një operacion ndihmës në vend për forcat ushtarake britanike që shërbejnë në KFOR”.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar para disa ditësh se Britania e Madhe po e furnizon me armatim Kosovën.