23:34 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / Gj. Sh

Britania kërcënohet nga recesioni

Funta britanike ka shënuar rënien më të ulët që prej vitit 1985, pasi që 1 funtë është tregtuar për 1.145 dollarë në pasditen e së mërkurës, nivel ky që nuk është parë në 37 vjetët e fundit. Guvernatori i bankës, Andrew Bailey ka paralajmëruar se shumë pak mund të bëhet për të parandaluar Britaninë nga rënia në recesion.

Vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit kanë rritur presionin mbi funtën britanike si arsye e ndikimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe çmimet e lëkundura të energjisë. Situata, është përkeqësuar pasi Rusia ka ndalur ndjeshëm furnizimet me gaz në Evropë.

Pritjet e Bankës janë që ekonomia britanike të t’kurret në tre muajt e fundit të vitit 2022, dhe kjo të vazhdojë deri në fund të vitit 2023. Ky paralajmërim vjen deria sa Qeveria Britanike po përpiqet ta kufizoj rritjen e faturave të energjisë.