75 Mall Live Search
09:53 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / MSH

Britania konsideron dërgimin e tankeve në Poloni

Kryeministri britanez, Boris Johnson, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mund të dërgojë disa nga tanket e saj Challenger 2 në Poloni , pasi kjo e fundit po furnizon Ukrainën me tanke më të vjetra të epokës sovjetike.

“Unë nuk mendoj se është një ide e çmendur” thotë gjenerali Sir Chris Deverell, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai i tha për BBC Radio se Mbretëria e Bashkuar ka tanke të tepërta dhe teorikisht mund të heqë dorë nga 79 prej tyre, pa ndikuar në aftësinë operacionale.

Por ai paralajmëron se Polonisë mund t’i duhen disa muaj që të jetë e sigurt në përdorimin e Challenger 2, dhe ata mund të mos duan të heqin dorë tanket e tyre T72 deri atëherë.

Dërgimi i tankeve do të ishte një lëvizje shumë domethënëse.