13:18 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Britania mëson emrin e kryeministrit të ri

Boris Johnson është emëruar si udhëheqës i ri i Partisë Konservatore në Britani të Madhe dhe nesër zyrtarisht do të zëvëndësojë Theresa Mayn si Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Në një garë të ngusht, Johnsohn e ka mposhtur sot në garë rivalin Jeremy Hunt.

Kryeministrja në largim May dështoi tre herë në pakon e Brexit në parlament, gjë që çoi në largimin e saj.

May nesër do të shkojë në Pallatin e Buckinghamit për të dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e saj tek Mbretëresha.

Mandati i ri për Boris Johnson nuk pritet të jetë aspak i lehtë pasi që e presin punë të vështira që në ditët e para si kryeministër i ri./Indeksonline/