16:38 / E Martë, 31 Mars 2020

Britania në javën e dytë të karantinës, rriten vrasjet në familje

9 persona kanë humbur jetën në një vale të rritur të dhunës në familje në Britaninë e Madhe, ndërkohë që vendi ka hyrë në javën e dytë të karantinës për shkak të koronavirusit.

Trupat e pajetë të 4 personave u gjetën në një shtëpi në Sussex, pas lajmit për një grua të vrarë nga burri i saj në Uellsin Jugor.

Një infermiere po ashtu u gjet e vrarë me thikë në South Yorkshire ndërsa 3 anëtarë të një familje u gjetën të vdekur në një akt vrasje e më pas vetëvrasje nga kryefamiljari.

Të gjitha këto ngjarje të rënda kanë ardhur pas ditës së shtatë të mbylljes së pazakontë të banorëve të Britanisë në shtëpitë e tyre, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.