75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 06 Mars 2022 / AR

Britania nuk shkarkon anijen me flamurin gjerman që kishte naftë ruse

Punëtorët e portit në Britani refuzuan të shkarkojnë një anije me flamur gjerman që transportonte naftë ruse, raporton The Guardian.

“Seacod” me flamur gjerman ishte ankoruar pranë rafinerisë Stanlow në veriperëndim të Britanisë, por u nis në veri të dielën.

Sindikatat thanë se për shkak se anija mbante flamurin gjerman, ajo nuk binte nën ndalimin e Britanisë për dërgesat ruse.

Nuk dihet me siguri nëse nafta ishte shkarkuar përpara se sindikatat të mësonin se ishte ruse./Indeksonline/