12:11 / E Martë, 02 Mars 2021 / B O

Britania: Po kërkojmë vullnetarë për t’u argëtuar në klube nate

Disa vullnetarë në Britani të Madhe do të kenë mundësi të përjetojnë argëtimin e dikurshëm në klube nate. Në prill, klubet e natës në vend do të fillojnë të testojnë strategji të sigurta të rihapjes si pjesë e planit të Qeverisë për lehtësimin e masave kufizuese.

I ashtuquajturi “program kërkimor i eventeve” do të ftojë vullnetarët të marrin pjesë në klube të natës, stadiume, teatro, koncerte dhe ngjarje të tjera. Testi, sipas “Timesit”, do të përfshijë 10 ngjarje pilot, duke ndihmuar në përcaktimin e llojeve të kontrolleve dhe sigurisë që duhet të zbatohen, për të rihapur industrinë e eventeve në mënyrë të sigurt, informon abcnews.al.

Sistemi i verifikimit, i cili do të përdoret për të shkuar në një event, do të jetë një ndër elementet që do të testohet. Gjithashtu përfshihet ventilimi i ambienteve dhe hyrja e shkallëzuar.

Pas muajve të pasivitetit për shkak të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e COVIDIT-19 dhe bllokimit në të gjithë vendin, industria e natës në Mbretërinë e Bashkuar fillimisht humbi shpresat në shkurtin e vitet të kaluar, kur u njoftuar mbyllja e klubeve të natës. Hapja e tyre tani varet nga rezultati i testimit.