16:51 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Britania rrit intensitetin e testimeve për koronavirus

Përderisa numri i rasteve të të prekurëve me koronavirus po rritet në Britani, institucionet shëndetësore të këtij vendi po punojnë që të rrisin kapacitetet dhe aftësitë për testimin e këtij virusi.

Kjo do të thotë se do të mund të realiohen 10,000 teste në ditë – 8,000 më shumë nga 1,500 që po kryhen aktualisht.

Konfirmimi i rezultateve pozitive të testit do të përshpejtohet, duke ndihmuar njerëzit të ndërmarrin veprimet e duhura për t’u rikuperuar ose për të marrë sa më shpejt trajtimin.

Shumica e njerëzve të testuar pritet t’i marrin rezultatet brenda 24 orësh.

Shëndeti Publik në Angli tashmë ka realizuar më shumë se 25,000 teste në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas shifrave të fundit, këto teste kanë zbuluar 373 raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjashtë persona që testuan pozitivë për sëmundjen Covid-19 kanë vdekur në spitalet britanike.

Të gjithë kanë qenë njerëz të moshuar me gjendje shëndetësore të dobët paraprake.