75 Mall Live Search
08:38 / E Shtunë, 11 Dhjetor 2021 / MSH

Britania: Rusia do të përballet me pasoja ekonomike nëse pushton Ukrainën

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me “pasoja të rënda ekonomike” nëse pushton Ukrainën. Ajo tha se një veprim i tillë do të ishte një “gabim strategjik”, shkruan BBC.

Truss tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj duhej të “frenonin Rusinë nga ndërmarrja e këtij kursi veprimi”.

Tensionet po rriten ndërsa Moska vazhdon të grumbullojë trupa në kufirin e Ukrainës por Kremlini nga ana tjetër ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën.

Truss tha se Mbretëria e Bashkuar dhe BE po përpiqen të sigurojnë që ekonomitë perëndimore të jenë më pak të varur nga energjia ruse.

Sekretarja e Jashtme përmendi gjithashtu faktin se gazsjellësi Nord Stream 2 midis Gjermanisë dhe Rusisë do të ishte “një problem” nëse Rusia pushton Ukrainën.